Flet familjari i viktimës nga Struga: Në Spital nuk e pranonin pa arritur rezultati për koronavirusin

Ali Tela, dhëndri i gruas që sot humbi jetën për shkak se ishte e infektuar me Covid-19 thotë se “ajo nuk mund të merrte frymë. Përmes dritares na thanë të vijmë vetëm nëse rezulton pozitive në test për coronavirus”.
66 vjeçarja të enjten është dërguar në spital në Ohër me udhëzim nga mjeku amë por sipas dhëndrit të saj, atje u kanë thënë se do ta pranojnë vetëm nëse i shohin rezultatet pozitive për coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, ata ende nuk i kanë marrë rezultatet dhe vetëm gojarisht u është thënë se e ndjera dhe bashkëshorti i saj kanë qenë të infektuar me coronavirus, ndërsa dhëndri dhe e bija kanë rezultuar negativ.
Ajo sot është varrosur ndërsa familja e saj do të jetë në karantinë 14 ditore ndërkaq ata për dy javë kanë qenë në vetizolim pasi u vërtetua se mjeku nga Dibra, Kokale ka rezultuar pozitiv.