Flet familjari i dy viktimave: Dy orë kemi bërë për t’i gjetur

Familjari i dy viktimave që vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë, Milaim Ademaj, ka treguar se si rrodhi e tërë ngjarja dhe si i kanë gjetur trupat.

Ai ka thënë se rreth dy orë i kanë kërkuar trupat e tyre, teksa shtoi se mezi i kanë shpëtuar dy fëmijët e tjerë, transmeton Klankosova.tv.

“Një orë e gjysmë dy orë, ka qenë tmerr”.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari.

Ai theksoi se dy fëmijët janë në gjendje të mirë.

(https://chiringa.com/)