Flet doktori për gjendjen e punëtorit që ra nga lartësia rreth 12 metra, ndodhet në …

Punëtori që ra sot nga objekti i Kuvendit Komunal në Gjakovë nga një lartësi rreth 12 metra është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Mjeku kujdestar Naser Syla ka bërë të ditur se ai ndodhet në mjekim intensiv.

“Është në gjendje shumë të rëndë ndodhet në mjekim intensiv” tha Syla.
I pyetur se cilat janë lëndimet trupore që i janë shkaktuar punëtorit nga rrëzimi ai tha se “ka shumë lëndime dhe nuk mund t’i specifikoj se cilat”.

Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe punëtori që ra nga lartësia e një objekti në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.