Flet djali i së moshuarës që u sulmua në Pejë- “E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja”

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pejë ku një infermiere e qendrës për të moshuar “Orenda” u filmua duke goditur e një grua në moshë, ka folur djali i saj. Lidhur me rastin, ai tha se për momentin ia kanë lënë drejtësisë të merret dhe se nuk ka kontaktuar akoma me familjarët e infermierës që bëri gjestin e rëndë.

“Mua më morën në telefon. E rëndësishme për mua të vi këtu se unë jetoj në Belgjikë, Nëna do qëndrojë me mua këtu në Kosovë, në Belgjikë do shkojmë pasi të bëhen procedurat ligjore”. “E kam vendos që nëna kurrë të mos jetë e tjetërkujt përveç se e imja dhe e motrës time”, tha djali i saj.

Në Qendrën e të moshuarve në Pejë “Orenda” ku edhe ndodhi sulmi ndaj të moshuarës edhe sot kanë vazhduar inspektimet pasi inspektorë e zyrtarë nga Policia janë parë duke hyrë në objektin e kësaj qendre.