Flet daja i 3-vjeçarit që ndërroi jetë në kopsht: Kërkojmë drejtësi, djali kishte…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Fier ku një fëmijë 3 vjeç ndërroi jetë sot në kopësht. Daja i të miturit ka dhënë dëshminë e tij, duke u shprehur se doktori i kishte informuar se 3-vjeçari kishte mbërritur pa shenja jete në spital dhe se në qafë kishte një shenjë.

Ai bën thirrje për drejtësi për të zbuluar shkakun e vdekjes së të voglit.

“E çuam djalin në mëngjes në kopësht për të mësuar dhe dukuar. Tani na erdhi lajmi “ejani se djalin e keni keq”. Erdhëm në urgjencë dhe takuam doktorin.Doktori na tha se djali kishte një shenjë në grykë, na tha se djali erdhi në spital pajetë.Kërkojmë drejtësi për vdekjen e djalit”, u shpreh daja.