Vjehrri godet me thikë nënën e re kosovare në Pratteln – tani flet djali i kryesit
“Adelina ofendoi dhe kërcënoi prindërit e mi”
Të shtunën Bamir T, 56 vjeqar me sa duket ka goditur me thikë nusen e tij, Adelina T. në Pratteln BL. Burri i viktimës përpiqet të kuptoj veprimet e babait të tij dhe pjesërisht e merr atë në mbrojtje.
Në vitin 2015 Adelina dhe Enesi u takuan dhe u dashuruan në Kosovë. Ajo shkoj tek prindërit e tij në Zvicër. Ajo lindi një djalë dhe ata bashkë morën një apartament. Më pak se pesë vjet më vonë, Adelina ka vdekur me thikë në banesën e prindërve të burrit. Autori i dyshuar: Bamir T., babai i Enesit.
Burri i viktimës dhe djali i të dyshuarit flet për atë që ndodhi. Ai është në një vend të sigurt me pjesën tjetër të familjes, duke u përpjekur ta kuptoj dramën. Zëri i tij në telefon është i trishtuar, ai flet ngadalë dhe qartë. Dhe tregon historinë e një dashurie që filloj me lumturinë më të madhe dhe përfundoj me fatkeqësinë më të madhe.