Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi.
E gjith jeta eshte sprovë ne veti, ndersa kjo jetë permban nga sprovat me te ndryshme, dhe çdokush qe sprovohet mendon qe e ka kapluar sprova ma e madhe qe mund te egzistoj ne botë, kjo nga dashuria e pafund ndaj te ndjeres qe ja ka dorzuar shpirtin Krijuesit si dhe dhimbja personale, ajo ndaj familjarve, rrethit te ngusht e me gjërë.
Padyshim qe sprova qe na preku neve ishte me Caktimin e Allahut, ndarja nga kjo jetë e Bashkëshortes sime, Nenes se re ne moshen 41 vjeçare, Nena e Femijeve: Eronit 23, Allma 19, Edina gati 15, si dhe Edimit gati 6 vjeçar, deshti Allahu qe me te dashuren, me te shtrenjten Bashkeshorten, Nenen, Femiun, Motren, Kusheriren, Shoqen ta ndaj nga gjith ne gjat nji aksidenti rrugor, me fajin e pales tjeter definitivisht te pranuar nga vet pala qe shkaktoi aksidentin!
Nuk mund te pershkruhen ndjenjat qe na preken ne shpirt, nuk mund te mbarojn fjalet sikur te shkruaj gjer ne frymen e fundit te jetes sime, kjo ndarje, eshte nji ndarje qe te rifreskon kohe pas kohe gjithcka qe ke perjetuar ne kete jetë dhe keto kujtime nuk perfundojn asnjiher, PRANDAJ TE GJITH JU O TE DASHUR, respektoni njeri tjetrin sa me shum qe te mundeni gjat kesaj jete, qe kur te pershendeteni nga kjo jetë, ne kujtimet e juaja te sillen vetem gjera te bukura!
LUSIM ALLAHUN s.v.t. QE TE DASHUREN TONË TA KET PRANUAR SI SHEHID, TA KET PRANUAR ATE NËN MËSHIRËN E TIJ, TA KET FALUR, NATEN E VARRIT DHE JETËN NE VARR TJA BEJ BAFÇE TE XHENNETIT, TA MBROJ NGA XHEHENEMI, TE JA LEHTESOJ DHE SHPEJTOJ KALIMIN E URËS SË SIRATIT DHE TA BEJ BANORE TE XHENNETIT FIRDEUS, ALLAHU NA BASHKOFT NE XHENNETIN FIRDEUS, LUSIM ALLAHUN QE KETE SPROVË TE RENDE TE NA LEHTESOJ ME PRANIMIN E KETYRE LUTJEVE DHE NJEKOHESISHT LUSIM ALLAHUN QE KETO LUTJE TI PRANOJ EDHE NE ADRES TE GJITH MUSLIMANVE NE KATER ANET E BOTES, AMIN AMIIIN AMIIIIN
VARIMI I MERHUMES, TE NDJERES BOHET NESER ( E Merkurë 16. Mars 2022), PAS NAMAZIT TE IKINDIJES, NE VARREZAT E FSHATIT STRIMNIC, NDERSA FALJA E NAMAZIT DO TE BEHET NE SHTEPI,
Rruga Çellopek 76
Per informata me te sakta mund te lajmeroheni
Zvicer 076 434 26 08 / 079 319 25 37
Tetovë: 070 224 756 / 070 733 861
ALLAHU JUA SHPERBLEFT ME TE MIRAT E TIJA TE KSAJ DHE BOTES TJETER, TE GJITH JUVE QE MORET PJES NE NAMAZIN E XHENAZES QE U FAL KETU NE ZVICER, TE GJITH JUVE QE DO MERNI PJES NE NAMAZIN DHE CEREMONIS SE VARRIMIT NE VENDLINDJE, TE GJITH JUVE QE DO JA RECITONI NJE EL-FATIHA DHE NJE LUTJE TE SINQERT SI DHE JUVE QE DO NDJENI NJI DHIMBJE
ALLAHU JU RUAJT, ALLAHU JU SHPERBLEFT TE GJITVE
Me shum selame nga Familja e prekur nga kjo tragjedi e rende
Nga Bashkëshorti bashk me Femijet
Nga gjith Familja Abduli
Nga gjith Familja Zekiri