Flet babai i Vera Mekulit, pasi vajza e tij u filmua duke i bërë ‘twerk’ togerit të martuar – gjatë një feste

Policja e New Yorkut, e filmuar duke i bërë “twerk” togerit të saj në festën e tyre të pushimeve në zonën e Bronx-it është identifikuar – dhe ajo e përshkruan veten si një “individ shumë të motivuar dhe të vendosur”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Vera Mekuli, 26 vjeçe, e cila u bashkua me forcat policore vetëm në shkurt, u kap nga kamerat duke bërë disa lëvizje “në prehrin” Nick McGarry të enjten e kaluar.

Bëhet fjalë për gruan e cila para se të bashkohej me radhët e NYPD-së, kishte punuar si agjente patundshmërie.

Dhe në profilin e saj tashmë të fshirë në LinkedIn, Mekuli e përshkroi veten si një “individ shumë të motivuar dhe të vendosur”, shkruan New York Post.

“Unë prirem të shkoj pas asaj që dua dhe nuk ndalem derisa ta arrij. Nëse do të dështoj, e marr veten dhe provoj përsëri”, citohet të jetë shkruar në LinkedIn.

Sipas mediumit në fjalë, Mekuli është një vendase e Bronx-it që ndoqi Kolegjin John Jay të Drejtësisë Penale në Upper West Side.

Ajo nuk mund të kontaktohej menjëherë pas videos që bëri bujë, pasi u bë publike.

Por babai i saj, John Mekuli, tha për The Post të hënën se ajo ishte “e frustruar”, shkruan më tej New York Post.

“Ajo më tha: Babi, unë bëra një gabim”, ka thënë ai. “Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. Të turpërova ty dhe familjen time”.

“Ajo qau dhe qau”, vazhdoi babai i saj. “Ajo është e re. … Ai – togeri – është i martuar. Ai duhet ta dinte më mirë. Unë do t’i padisë ata”.