Flet Agim Nuhiu për kërkesë faljet për disa të burgosur!

Pas bujës së madhe në media se disa nga kërkesat për falje tek presidenti ishin emrat e njohur për punlikun për veprat e tyre, ka reaguar edhe zv. Min. i Drejtësis Agim Nuhiu, nuhiu shkruan:

Në lidhje me propozimet për falje për disa të burgosur në cilësinë e Zv/Ministrit të Drejtësisë nuk jam pajtuar dhe natyrisht kam reaguar institucionalisht!

Propozimet e Drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të drejtësisë.

Asnjëherë nuk do të heshtim për kauzën e drejtësisë!
***
Во однос на предлозите за помилување на некои затвореници, во својство на Заменик министер за правда не се согласив и секако институционално реагирав!

Предлозите на Управите на затворите за помилување на одредени затвореници кои со своите криминализирани дела ги вознемируваа граѓаните и ги разнишаа темелите на државата, никогаш нема да ја добијат мојата поддршка и не треба да имаат поддршка ниту од ресорот за правда.

Никогаш нема да молчиме за каузата на правдата!