Flasin të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari: Theva xhamin, tërhoqa të fejuarën jashtë (VIDEO)

Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës.

Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë Lulëzimi ka qenë zgjuar dhe i vetëdijshëm në momentin e aksidentit duke parë çdo gjë me sytë e tij.

Ai tregon se pasi ka plasur zjarri në autobus, ka arritur të thyej xhamin anësor të autobusit duke arritur në këtë mënyrë të dalë dhe të tërheq me vete edhe të fejuarën e tij, e cila nuk ishte e në gjendje të ecte pasi kishte thyer këmbët./Alsat