Flamuri me “Shqipërinë e Madhe” përsëri në Tetovë, Grubi: S’është mirë, aq më shumë që Escobar erdhi të na përkrah për integrim

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur sot për ngjarjen e të premtes në Tetovë ku përsëri është valvitur flamuri “Authoctonous” në një tubim të partisë së Bilall Kasamit.

Grubi ka thënë se ikonografi të tilla janë të panevojshme dhe nuk synonjnë të sjellin të mira as për shqiptarët e as për maqedonasit.

Ai ka thënë se nuk është mirë të bëhen veprime të tilla sidomos kur në Maqedoni po qëndronte një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit si Gabriel Escobar.

“Në ngjarjen e djeshme pamë ikonografi të panevojshme që nuk synon të sjellë të mira as për shqiptarët dhe as për maqedonasit, sidomos nuk është mirë kur një mysafir i lartë nga Departamenti i Shtetit vjen në vend për të na dhënë mbështetje për integrimin evropian të vendit”, ka thënë Grubi.

Grubi komentoi valvitjen e flamurit të quajtur “Shqipëria e Madhe”, duke u shpreh se nuk duhet defokusuar nga çështjet e rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.

“Ata janë parti e vogel me komplekse të mëdha, ndaj unë mendoj se as institucionet e as mediumet nuk duhet merren me ta, të ju japin hapësirë që me gjeste të tilla të faktorizohen. Pa ikonografi që nuk ju shërben as shqiptarëve, maqedonasve apo cilit do popull tjetër në shtetin tonë, e posaçërisht tash kur në vendin tonë erdh një mysafir nga Departamenti Amerikan për të forcuar rrugën tonë drejt BE-së, ndërsa ata veprojnë në atë mënyrë për defokusim të opinionit. Ai qëndrim, ai fjalor është vetëm për vetë-faktorizim dhe ju shërben vetëm agjendave të nuk ja duan të mirën këtij vendi dhe këtyre qytetarëve”, deklaroi Grubi./RTV21

(https://www.controleng.com/)