Flamuri i Kosovës në librin e rekordeve botërore

“Guinness World Records” ka aprovuar rekordin për Mozaikun më të “Madh Origami -Flamurin e Republikës së Kosovës” të krijuar nga Arbnora Fejza-Idrizi nga Skenderaj.

Kjo u bë e ditur nga vet Arbnora e cila me emocione përmes rrjeteve sociale dha këtë lajm të mrekullueshëm.
“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arbnora në Facebook.

Ajo ka treguar se për krijimin e këtij flamuri iu është dashur 1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës.