Flamur i kuq, çfarë po ndodh në plazhin e Vlorës

Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën 3 shtetas në bregdetin shqiptar.

Një person ka humbur jetën në plazhin e Sarandës dhe dy të tjerë në Durrës.

Për këtë arsye Bashkia e Vlorës, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare i ka bërë kërkesë pushuesve të shmangin larjet në det, për shkak të kohës së keqe.

Njoftimi i Bashkisë Vlorë:

Të dashur qytetar dhe pushues në qytetin e Vlorës,duke i’u referuar kohës së sotme, ju lutemi shmagni larjen në det për arsyen e dallgëve të larta

Të gjithë bizneset që zotërojnë plazhet në territorin e Vlorës të vendosin flamurin e kuq.