Flamur Aljiji po pushton kinematografinë botërore
Quhet Flamur Aljiji dhe është aktori që po bënë namin. I adhuruari i skenaristëve dhe regjisorëve, po punon në disa projekte të rëndësishme kinematografike. Aktori nga Tetova, por që jeton dhe vepron në Gjermani, ka studiuar për aktrim në Berlin.
Talenti i tij është i pa kontestueshëm. Ai, gjithashtu është ndër ata meshkuj të pashëm që duken të lindur për ekran. Aktori shqiptar ka luajtur në më shumë se 22 projekte me rëndësi, ndërkaq së fundi është pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Chocolate man”, i nominuar edhe në festivalin prestigjioz “New York Cinematography Awards”.
Ndonëse po zhvillon karrierë ndërkombëtare, Aljiji nuk i harron rrënjët shqiptare, madje në faqen e tij në Instagrm shihet pranë disa figurave tona të njohura.