Nuk di nëse hatullat e shtëpisë ishin prishur vërtetë gjatë natës nga era e ftohtë, apo ishte një justifikim për të qëndruar përkundrejt shtëpisë së Asaj…’arrëzës së zezë’,
‘prej hallit ose një ndukje trunore perversiale’!
Me çekiçin në dorë,mbi shkallët e hekurta që për çudi sot nuk bënin vëzh-vëzh si herët e tjera, nuk kishte harruar ti grasatonte me xhel,nuk duhet të tërhiqte vëmendjen,një
admirim në heshtje !
Me një gozhdë nuk e di e ç’farë kalibri në gojë,me një majëz të zgjatur çpuese,
buzët i lëshonte sa nga njëra anë në tjetrën duke e lëvizur pa pushim atë, me vetulla të drejta,një shikim sikur të kish sytë e një ‘kali të egër’ (të thellë,përthithës në ngjyrë) qëndroi si i rënë ‘në akull’ kur e pa atë…për të cilën kishte orë që u ‘regj’ mbi atë shkallare.
Në punën e vetëcaktuar, me një fshesë kashteje në dorë, një veshje llosheje për bluzë,tuta të lehta,flokët të çrregullt, puhiza ‘fortë i gjuante’, ‘dhëmbët që i kërcenin’ lartë – poshtë, lot në sy… E di ? “Ndonjëherë ajo ishte e paturpshme…puthej e bënte dashuri sheshazi, rrokulliseshin ngjiturazi në çdo milimetër e dashuronte ai.”
“Pastaj e zinte turpi ngaqë mijëra sy dëshirues kërkonin të bënin dashuri me atë dhe asaj lëkure t’i aviteshin sipër lubijtë e aty ndalonte.”
“Por ajo ishte vetëm.”
“Nuk e largonte atë lot me zor,
i dhimbte të mungesa nga ai,
i kërkonte në ngashërim t’a linte për pak të vazhdonte punën sepse koha po ecte e asaj i duheshin pak minuta të ç’skuqej.”
“Me një puthje lamtumire në buzë ai shkonte dhe shëndërrohej në akull për disa, e det dhimbjesh për atë që nuk pinte nga ky ujë i bekuar me rrëkeza në sytë e saj virgjërorë ! ”
“Ai smironte ata lot që nuk mund të bënte punën e tyre dhe ato faqe t’i ndukte ai !”
Filloi punën ajo, ashtu e harkuar bukur teposhtë… e parezistueshme !
Ç’them edhe unë ?
Po bëhem si ai… !
“Ajo ‘i detyronte’ ato gjethet të largoheshin nga kllapat gurore
‘të ngushta’ , e diku të ‘zgjeruara…’
me gozhdën që bëhej ‘pijanece’ kur shihte atë dhe lëvrinte gojësh, ai kërkonte që ‘detyrimi të ishte për veten e tij.”
Në veshjen e padukshme dhe atë
‘përthyerje trupore ‘ ai imagjinonte ‘të patregueshmen’ !
Nuk ishte e zhveshur, edhe … po femrat që qëndrojnë zhveshur andej…vetëm me një rrip të hollë, në ato fise?
Po mendon se ata meshkuj sillen si ‘kafshë ‘ atyre lëndinash me to?
Jooo.
“Do të t’a rrjepnin lëkurën e do të përfundoje mbi gjethet e tyre i grirë imtazi, si një ushqim i zakonshëm.”
Shpërblim i hakut!
Sa mirë që nuk i kish rënë për pjesë të jetonte ‘atje’…se nuk do t’i gjindej ‘as nam e as nishan’!
Në lëvizjet e saj si ‘sirtare me këmbët para, e pas, brenda një sënduku’ që mbartin vlera,
‘lëkundej në orvatje me atë gozhdë’ lëshoi çekiçin dhe ‘rrumbullakoste duart’ nga i ftohti,në dëshirë perversale ishte ‘shoshitja e trupit të arrës së pjekur ‘ dhe shtrëngim gishtash për të mos dalë asnjë fije e saj’ !
“Oh sikur të gjindesha në hambarin e saj …”
Nuk e pa, jo prej ‘syve të skleposur’, gjumin j’a kish nxjerrë i ftohti,
por nuk mundi t’i kapte
‘lojërat e atij Rozafati ‘!
“Si një ‘kalë epshor’ që ishte,
ai mund t’i ish afruar t’a shikonte së afërmi dhe me urtësinë në të folurën e tij do t’a ‘bindte atë t’i jepte atij diçka…një ngritje e harkut belor…e syve, apo… një përbuzje me nën dëshirë.”
I dëshironte gjithçka…jo fëmijë !
“Sikur të isha …”
” I ndier sikur t’i ishin ngulur patkonjtë në baltë, ai lëshoi një ‘ofshamë kafshërore’ dhe sheshoi gjunjët në dyshemenë e zdrukthur nga acari.”
Peisazhi…’sënduku i zi që donte t’ja çirrte me thonjë atë zhguall
çdo herë ,me grushta t’ja ndiente aromën,ajo…ajo nuk do t’a ngopte asnjëherë ‘!
“Ai sënduk’ ishte pak ezmer,
mbase ngjyra e arrës nuk ishte qëlluar mirë ose ishte lënë së tepërmi mbi lëkurë e ishte si kafe e pjekur mirë , por …”
I kish thënë familjes si lajmërim se nuk do t’a fuste kurrë në shtëpi ‘atë’…e t’a shumonte rracën …’
Ateherë pse e tërhiqte aq shumë ‘e pashpjegueshmja’ ?
“Ai j’a kish ndier shijen një ditë …”
Jo.
“Perversi i çante arrat dhe i hante pa i prekur !”