Artistja shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë e detyruar të qëndroj për afro 20 ditë në ‘arrest shtëpiak’ në një ndërtesë në Kukës.
Të njëjtës ia gjetën një banesë afër gjykatës, pas dënimit që iu shqiptua si pasojë e gjetjes së armëve në një kontroll në pikën kufitare në Morinë.
Megjithatë, ajo gjatë kësaj kohe pranoi vizita të ndryshme dhe së fundmi ka qenë ish-deputeti Milaim Zeka, ai i cili e ka vizituar këngëtaren e njohur bashkë me gruan e tij, Edlirën.
“Me miq të mirë, faleminderit për vizitën”, ka shkruar ajo.
Në foto shfaqet edhe partneri i ri i Fjollës, biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, i cili po ashtu ishte i përfshirë në dramën e 34 vjeçares.
Morina ndërkaq ditë më parë zbuloi se i dashuri i saj i kishte propozuar për martesë në një postim që ndau në rrjetet sociale.
Pavarësisht kësaj, Fjolla momentalisht është nënë e dy vajzave nga lidhjet e saj të mëparshme.
Në anën tjetër, në media gjithashtu u raportua se Fisniku ka qenë i martuar dhe se ka fëmijë