Fjolla Morina vazhdon me postime të çuditshme në rrjetet sociale.
Postimet e Fjolla Morinës janë bërë virale ditët e fundit, ku ka postuar foto e video duke i dëmtuar çantat dhe aksesorët e tjerë të shtrenjtë.
Përpos këtyre, Fjolla gjatë ditës së sotme ka publikuar një sërë gjërash, që ajo i ruan si kujtimet më të mira, ku përfshiheshin fotografi, Deklarata e Pavarësisë e libra të shenjtë.
Mirëpo, ajo ka publikuar edhe fotografitë e librezës së shkollës fillore, saktësisht të klasës së pestë.
Në fotografi shihet se Fjolla i ka pasur shumicën e notave të dobëta, përpos në muzikë e kishte notën pesë.