Fjolla Morina me 2 “kobure”, gazetari: E lanë në shtëpi, nëse do kapnin një fshatar do e kalbnin në burg

Gazetari Artan Hoxha foli për situatën e kriminalitetit në vend, ndërsa nuk la pa sjellë në fokus çështjen e arrestimit të Fjolla Morinës. Ai tha duke bërë një krahasim, se nëse në vend të saj do të ishte një person i thjeshtë dhe të kapej me 2 “kobure”, do kalbej në qeli.

“Fjollën e kapën me 2 kobure dhe e lëshuan. Po të kishin kapur një fshatar në Tepelena, do e kishin kalbur në burg. Kjo është drejësia. Krimi i organizuar ka marrë në kontroll 100% lojërat e fatit që nuk paguajnë as taksa, as punëtorë, as siguracione.

Sot 80 milionë euro janë në dorë të krimit të organizuar. Tre javë rresht u bë debat në Shqipëri, bëhej nami dhe thuhej po rikthehen lojërat e bixhozit. Sot policët kanë rroba me 450 mijë lekë rrogë, që mbajnë rroba që u ka dalë ngjyra që nga koha e Tahirit.

Kujtojmë se Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e “Arrestit në Shtëpi” për këngëtaren Fjolla Morina. Ajo do të qëndrojë në një apartament me qera në afërsi të Komisariatit të Kukësit,” tha ai ne Fax.