Fjolla Morina deklarohet për herë të parë pas lirimit nga paraburgimi: Faleminderit shteti im, faleminderit avokatit


Javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka fituar lirinë pasi u mbajt në paraburgim për rreth 40 ditë.

Ajo u arrestua në korrik nga autoritetet në Kosovë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

Por Morina u la e lirë më datë 15 të këtij muaji, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri, dhe kështu iu ndërpre masa e paraburgimit.

“Faleminderit shteti im! Faleminderit avokat”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Fjolla përndryshe që nga lirimi i saj është shfaqur e distancuar nga burri Fisnik Syla dhe e ka hequr atë nga rrjetet sociale, me çka edhe ka ngritur dyshimet te fansat se mund t’i kenë dhënë fund jetës bashkëshortore.