Fjalosen Vivien dhe Getinjo – Getinjo: “Do ndryshojnë gjërat”

Vivien dhe Getinjo janë “kapur” me njëri-tjetrin pak para se të nisin xhirimet e videoklipit për këngën që e krijuan banorët brenda shtëpisë. Reperi i tha të dashurës së gjërat kanë ndryshuar që nga ky moment.

“Pse me të thanë më fal, ti duhesh. Unë të thashë a po don ujë se ke me nerva. Ti je ajo që prekesh. Me këtë llaf kanë ndryshu ca gjëra këtu” – i thotë Getinjo Vivienit.

Derisa, Vivien i thotë: “S’do ta lë se kështu jam unë. Je më i madh se unë, më thuaj cilat gjëra që ta di edhe unë”. Ndryshe, që në ditët e para është vënë re një afërsi midis dyshes. Ata madje shijuan edhe një natë romantike të mundësuar nga Vëllai i Madh.