Fjalimin e fundit të Vitit të Ri të Angela Merkel e ndoqën 9 milionë qytetarë – ajo më nuk do të kanadidojë për Kancelare

Afro nëntë milionë njerëz e kanë ndjekur te enjten në televizor fjalimin e kancelares gjermane Angela Merkel në natën e ndërrimit të moteve, që njëherit ishte edhe fjalimi i saj i fundit në cilësinë e kancelares së shtetit.
Ajo për 16 vite çdo Vit të Ri ka mbajtur fjalim e gjatë kësaj të enjte, është ndjekur përmes ekraneve televizive në ARD nga 4.49 milionë gjermane, kurse në ZDF edhe 4.33 milionë tjerë, transmeton Telegrafi.

E gjatë vitit të kaluar fjalimin e saj e kishin ndjekur rreth 5.1 milion qytetarë gjermanë.
“Pas nëntë muajve mbahen zgjedhjet në të cilat nuk do të kandidoj. E sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë hera e fundit ku si kancelare i drejtohem qytetarëve në prag të Vitit të Ri”, ka thënë Merkel.
Partia Demokristiane (CDU), aktualisht është partia më e famshme në Gjermane, e tani do t’ju duhet të zgjedhin kreun e ri të kësaj partie.