Fjalimi i Ramës për Kosovën/ Nishani: Sakrificat e luftëtarëve të UÇK s’kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka quajtur fjalimin e sotëm të Ramës për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit si një tragjikomedi për t’u rikthyer si patriot i madh.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai shprehet se Rama dhe hodhi gurin në kurthin për për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë kurse tani shqetësohet për luftëtarët e UÇK-së.

Sipas Nishanit, UÇK nuk kanë nevojë për fjalimet e Ramës, pasi ai e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e kombit shqiptar, si tradhëtari i Tiranës.

Postimi i plotë:

Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit.

I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Kosovë, “i digjet barku” për lavdinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj.

Për fatin e mirë të kombit, lavdia, nderi e dinjiteti i luftës heroike të UÇK dhe sakrificat e luftëtarëve të saj nuk kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit të Tiranës !

Nderin, dinjitetin, drejtësinë, e kauzës historike të UÇK e kanë çelnikosur vetë sakrificat e panumërta të luftës për vetmbrojtje e liri !

Tradhëtari i Tiranës e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e Kombit, tashmë !