Fjalimi i Presidentit Ibrahim Rugova para varrit të Fehmi Aganit

21 vjet nga vr*asja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kr*iminele serbe.
Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.

Njëri nga shtatë vëllezërit Geci, Esati i cili ishte edhe sigurim i afërm i presidentit Rugova, ka publikuar një fotografi në një nga përvjetorët që presidenti historik Ibrahim Rugova kishte vizituar varrin e profesor Fehmi Aganit.
Geci në një shkrim të gjatë ka treguar disa detaje të fjalimit të Rugovës për nderë të Aganit.

“Një foto ne përkujtimin e Aganit nga Presidenti Rugova, Pas 20 vjetësh në liri, kemi dhembje për Profesor Aganin që nuk është më në mesin tonë që ra nga dora gjakatare e armikut, Për ne gjeneratën e re profesor Agani ka lan shumë për te lexu, që ne ti dimë veprat e ti se sa shumë ka punu ne rrugën për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Një thënje e presidentit Rugova për profesorin Agani thoshte ky njeri i vuri themelet e shtetit ton andej do ti përkulemi për herë për punën që beri për Kosovën, Agani naj la veprat e tij të ndritur profa Agani ishte arkitekti i lirisë dhe pavarësisë që ne e gëzojmë.

Në këtë përvjetor mund të themi se për ne është një përkujtim i madh për Profesorin tonë të madh, Presidenti Rugova e kishte njeriun ma besnik qe diti te përfaqësoj interesat e popullit te Kosovës, ne gjdo takim dhe prezantim ne arenën ndërkombëtare profesori Agani ishte arkitekt i pavarësisë se Kosovës ,për ne sot është një dhimbje që përmban dhembjen për humbjen e tij fizike, por dhe krenari e madhe për veprën e ti qe bëri për Kosovën. Por për ne ka veprat e ti qe ne sot e gëzojmë lirin.

Profesori ynë i madh. Profesor Agani me veprën e Tij është i pranishëm në jetën e të gjithë neve sepse ajo qe shkrujti dhe beri profesor Agani sot e gëzojmë ne sepse ne kohë e profesor Aganit Kosova diti të rreshtohet kah Amerika dhe fal ti neve si popull sot e gëzojmë lirin dhe Pavarësinë e shtetësinë e shtetit ton te ri. Me themelimin e LDK-së, profesor Agani ishte njëri ndër themeluesit e saj, Ai hyri në jetën aktive politike e shtetërore për të mbrojtur vlerat dhe ekzistencën e kombit të Kosovës dhe të popullit shqiptar. Ai mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë andaj zoti e bekoftë Profesor Aganin zotit e bekoftë familjen e ti dhe popullin e Kosovës”.

Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u v*ra afër Lipjanit, nga serbë me uniforma dhe të ar*matosur.
Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren.
Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Për nder të profesor Aganit tashmë është ngritur përmendorja e tij në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.
Që nga vitet 60-ta kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vr*asjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi.