Fjalimi i Abazoviç në Kuvend: Më urreni veç pse jam pjesëtar i pakicës (shqiptar) – sot iu tregoj se si karteli i drogës dhe cigareve ka komanduar këtë vend

Kryeministri i Malit të Zi. Dritan Abazoviç, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Parlamentin malazez, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit i paraqitur nga disa parti opozitare, por që ka mbështetjen edhe të partisë së Milo Gjukanoviç, DPS.

Abazoviç iu ka thënë deputetëve se që nga dita e parë ata e kanë urrejtur vetëm për një fakt: “se jam pjesëtar i pakicës, shqiptar”.

Abazoviç shtoi se nuk është ofenduar dhe as nuk është i prekur nga fushata kundër tij e udhëhequr nga DPS dhe “një pjesë e medias që ka notë fashiste dhe urren vetëm një gjë”.