Fjalimi historik i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë i titruar në gjuhën shqipe (VIDEO)


Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi parti kjo opozitare në kuvendin e Serbisë dha një fjalim i cili po cilësohet si historik nga figura të ndryshme politike. Kamberi përgjatë ditës së djeshme në periudhën kur po formohej Qeveria e Re e Serbisë tha në kuvendin e vendit se zgjedhjet e mbajtura në qershor prodhuan pushtet totalitar.

Tutje ai ka thënë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq është vetë shteti vetë kryeministri e vetë qeveria e parlamenti.

“Një parlament të tillë nuk ka arritur ta krijojë as Millosheviqi. Por ja që z. Vuçiq dhe z. Daçiq po dëshmohen më efikasë se baballarët e tyre ideopolitik. Ky koalicion i përbërë mes mes të ashtuquajturve E djathta e qendrës dhe E majta e qendrës ka prodhuar pushtetin më totalitar të Serbisë post-socialiste” ka deklaruar ai përgjatë fjalimit.
Radio Evropa e Lirë e ka mundësuar të titruar në gjuhën shqipe fjalimin e tij: