Gati 5 orë prokurorja Fatime Fetai i tha fjalët përfundimtarë për rastin “Monstra”. Ajo mbetët në qëndrimin se vepra penale është “te*rrorizëm” dhe se vr*asjen e pesëfishtë e kanë kryer 3 të akuzuarit e parë e për këtë kërkoi dënim të përjetshëm për të akuzuarit Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin dhe Agim Ismailoviqin. Për Haki Azirin dhe Fejzi Azirin kërkoi që të dënohen njëri me 9 dhe tjetri me 15 vite burg si ndihmës në veprën penale. Sipas Fetait Haki Aziri ju ka ndihmuar pa e ditur se ka ndodhur vrasje, ndërsa tjetri u ka ndihmuar Alilit dhe Agimit që të arratisen.
“Propozoj të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Afim Ismailoviq të shpallen fajtorë për veprën penale “ terrorizëm”. I akuzuari Fejzi Aziri të shpallet fajtorë për dy vepra penale “ndihmë pas kryerjes së veprës penale” dhe i akuzuari Haki Aziri të dënohet për dy vepra penale “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”, tha Fetai.
Fetai kërkoi lirimin e Sami Lutës nga akuza, sepse prokuroria nuk ka siguruar dëshmi se ai ka kryer veprën penale “te*rrorizëm” ose ndonjë vepër tjetër penale.
“Nuk ka dëshmi se Sami Luta ka ndërmarrë vepra me të cilët do të kishte kryer vepër penale “terrorizëm” ose as edhe asnjë vepër tjetër për të cilën përndiqet në këtë lëndë. Për këtë arsye tërhiqem nga akuza për të akuzuarin”, shtoi Fetai.
Motivi i vr*asjes nuk dihet, ndërsa Fetai tha se pret që Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të ekstradohen nga Kosova e t’ju tregojnë prindërve të viktimave se përse i kanë vrarë bijtë e tyre.
Prokurorja Fetai, hodhi poshtë teoritë se rasti është i montuar, se këta të akuzuar nuk janë vrasësit e vërtetë, se vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe teoritë e tjera që siç tha u përfolën në opinion një kohë të gjatë për pikë politike.
“Vr*asja ka ndodhur në lokacionin ku edhe janë gjetur trupat, kjo është edhe sipas shkencës edhe sipas fakteve objektive nga vendi i ngjarjes, gjithçka tjetër është fantashkencë dhe nuk meriton kthesë serioze”, deklaroi Fetai.
Prokurorja Fetai tha se edhe pse lideri i atëhershëm i opozitës Zoran Zaev, tani kryeministër aktual, pati deklaruar se “bombat” do ta zbulojnë të vërtetën për “Monstrën”, në fakt në bomba, sic tha Fetai, nuk ka pasur asgjë.
Më tej tha se deklarata e të akuzuarit Haki Aziri si dëshmitar i mbrojtur, është e besueshme pasi sipas saj ajo që e thotë Aziri korrespondon me provat materiale dhe verbale të prezantuara gjatë gjithë procesit, duke shtuar se nuk është e vërtetë se policia e ka detyruar Azirin të japë deklaratë dhe ti tregoj se çfarë të thotë. Seanca e radhës do të mbahet më 3 shkurt, ku pritet të thuhen fjalët përfundimtare të palës mbrojtëse.