Do te kish qenë e mrekullueshme sikur te kishim një shkop magjik nga përrallat, dhe kur te shohim njerëz te cilëtjanëkeqkuptuar do te mundnim te ndalojmë fjalosjen… me ketë do te zhduknim ndjenjat armiqësore në mes njerëzve.
Por kjo nuk është e mundur ngaqë jetojmë në një botë reale ku ca fjalë të thëna saktë dhe me sinqeritet do të kishin ndaluar konfliktet ndër njerëz.
Pse ne ngurojmë ta mendojmë por edhe ta themi… “Sikur të isha në vendin tënd mbase edhe unë do reagoja në te njëjtën mënyrë” pse ne jemi aq të mbyllur për t’i kuptuar të tjerët kur e dimë mirë se natyra jonë, temperamenti jonë janë reflektim i shumë faktorëve trashëgimit gjenetik, rrethit, edukimit tonë.
Te themi kështu po te jetoni edhe ju në kushtet e AlCapones me siguri edhe ju do te ishit kriminel, sikur të kishitlindur në një familje ateiste edhe me siguri do te ishit i tillë.
Po të mundohemi të mendojmë në këtë mënyrë do të kishim arsyetuar çdo sjellje të tëtjerëve kundrejt nesh! Dhe nuk do te ishim hidhëruarpër veprimet e tyre por do te kishim ndjerë keqardhje.
Njerëzit vuajnë për fjalë dhe gjeste tëcilat atyre nuk ju kushtojnë asgjë ndërsa kanë vlerë të madhe. Ata ngurojnë të thuan, “Faleminderit” “Më fal” “E respektoj mendimin tënd por unë mendoj ndryshe” njerëzit sot ngurojnë të thuan edhe “Urime” … pse ngurojmë ne t’i themi këto fjalë të cilat në momentin që i themi si për çudi na japin një lehtësim të brendshëm dhe çlirim nga djallëzia.
Në momentin kur ne kërkojmë falje të gjitha keqkuptimet bien në ujë, pse?? Ju ka ndodhur juve qe dikush të ju kërkojë falje edhe ju të keni po të njëjtin qëndrim të vrazhdë… Unë do them 100% jo! Ndonjërit nga ju në sallë sigurisht i është kujtuar një rast i tillë dhe mund të më kundërshtojë, të thotë po unë kam po të njëjtin qëndrim edhe pasi më ka kërkuar falje, atëherë përgjigjja është se personi që ju ka kërkuar falje nuk ka qenë i sinqertë në të kërkuarit falje!
Atëherë të kërkojmë të falur por me zemër të jemi të sinqertë dhe vërtetë të bindur se kemi gabuar, të jemi të sinqertë dhe të themi faleminderit , të jemi të sinqertë dhe të dashur atëherë kur të tjerët i urojmë, të jemi të njëjtë edhe kur i kundërshtojmë për mendimet e tyre.
Njerëzit sa shumë sot vuajnë për inate të kota të cilat kanë mes vetes, jo po thonë :“Ai me foli me te keq, unë nuk e toleroj”, te tjerët thonë fjalë të ndryshme, inate të shumta… Asnjëherë nuk mendojmë se po të ishim në rrethanat e tyre si do të vepronim, a do të ishim edhe ne po aq arrogantë, po aq kundërshtues, po aq kriminelë… është më mirë që për këto raste të ndjejmë keqardhje dhe poqese ne jemi ai i cili jemi sjellë në ketë mënyrë, kemi bërë gabim , ose jemi në rrugë të gabuar atëherë të përdorim fjalët magjike që të tjerët të mos ndjejnë keqardhje por të na falin, të na duan dhe së bashku të urojmë për sukseset që do të arrijmë!/ Pa Censurë