Fjalët e ndjera të profesoreshës: “Ishe djali më i mirë i klasës”

Pas raportimit nga mediat se J.H. 16 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën e Banjës në Tetovë, të shumta kanë qenë ngushëllimet!

Profesoresha e J.H. Hava Hasani ka shkruar një ngushëllim të ndjerë për nxënësin e saj!

“ Edhe një vdekje  e dhimbshme sot trazoi shpirtërat tanë.🖤
Me dhimbje dhe pikëllim  morëm lajmin për vdekjen e nxënësit dhe shokut tonë nga II-4 Behar Hamziu.
Ai u nda nga ne, në kohën kur po lulëzonte jeta e tij, u largua nga ne për tu bërë engjull në qiell!
Unë si kujdestare klase shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre dhe tonin, mes dhimbjes mundohemi të ngushëllojm nxënësit në kët dhimbje të madhe!
Do të na mungosh gjithmonë shoku jonë, vendi yt në klasë do të mbetet bosh për të na kujtuar vazhdimisht se ti ishe pjesë e jona, edhe pse jo fizikisht, ti do të mbetesh në zemrat tona përgjithmonë!
Prehu në paqe engjull, shpirti yt i pastër u bëftë dritë në parajsë!”