Fjalët e fundit që babai i tha Big Mamës, rrëfimi mes lotëve i këngëtares si asnjëherë më parë

E kemi parë shumë energjike e gjithmonë duke reflektuar pozitivitet, por kësaj radhe ka ardhur tërësisht ndryshe në një rrëfim për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”.
Në intervistën, Big Mama rrëfeu për herë të parë shumë kapituj të jetës së saj.

Mes lotëve, Big Mama kujtoi fjalët e fundit të babait të saj, teksa tregoi se do t’i dedikojë këngë në duet me Sabri Fejzullahun.
Në anën tjetër, etapë e vështirë në jetën e saj ishte edhe paraliza e nënës.