Fituesi i llotarisë nga Ohri i morri 1,7 milion eurot e fituara, dëshiroi të mbetet anonim

Nga Lotaria Shtetërore informojnë se është paguara më e madhja deri më tani, rekord “shtatë” me vlerë 1,7 milionë euro, ose 109.012.304 denarë.

Fituesi është nga Ohri dhe tashmë ka vizituar ambientet e Lotarisë, por ka dashur të mbetet anonim.

“Njeriu më i lumtur nga Ohri ka vizituar lokalet e Lotarisë Shtetërore dhe na ka treguar për bindjen e tij se një ditë do të marrë një 7 në loto, kështu që rregullisht dhe me këmbëngulje ka paguar 10 kombinime dhe një Xhoker, ose gjithsej 330 denarë për një xhiro. Ai ndryshonte shpesh numrat, disa nga numrat e tij me fat, disa nga përzgjedhja e tij e rastësishme dhe disa kolona që i zgjidhte me një zgjedhje të shpejtë”, theksuan nga Lotaria Shtetërore.

“Shtata” është e para që bie në Ohër. Në historinë e lojërave të fatit të Lotarisë Shtetërore, çmimi më i vlefshëm ra 12 herë në Shkup, pesë herë në Manastir, dy herë në Kërçovë dhe Kumanovë dhe një herë në Sveti Nikollë, Tetovë, Negotinë, Strumicë, Kavadar dhe Koçan.