Fituan betejën me koronavirusin/ Këto shtete në Evropë heqin masat dhe i rikthehen jetës normale

Disa shtete në Europë kanë filluar të mendojnë për heqjen e kufizimeve dhe rifillimin e jetës ekonomike, edhe pse koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish.

Njerëzit në Republikën Çeke tani mund të blejnë pajisje dhe biçikleta në dyqane, të luajnë tenis dhe të shkojnë për not.

Austria planifikon të rihapë dyqanet më të vogla pas Pashkëve.

Danimarka do të rihapë kopshtet dhe shkollat nga java e ardhshme nëse rastet e koronavirusit mbeten të qëndrueshme, dhe fëmijët në Norvegji do të kthehen në kopshtin e fëmijëve një javë më vonë.