Fitore e merituar e Shkëndis ja kush është kundërshtari i radhës

Shkëndija është bërë skuadra e parë shqiptare që kalon në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Skuadra tetovare ka arritur një fitore jashtëzakonisht të madhe në udhëtim te Botosani rumun 0-1.
Kuqezinjtë vetëm pas dy minutave lojë kaluan në epërsi me një gol fantastik.

Ishte sul*muesi Besart Ibrahimi që shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga këndi i vdekur, gol në stilin e të madhit Marco Van Basten për 0-1.
Me epërsinë minimale të Shkëndijës u mbyllen edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë vendasit morën iniciativën dhe dominuan skuadrën shqiptare.

Mesfushori Armend Alimi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 67-të dhe u përjashtua nga loja.
Përkundër se me një futbollist më pak në fushë, Shkëndija arriti ta mbrojë epërsinë deri në minutën e 95-të.
Kështu të besuarit e Ernest Gjokës morën një fitore të madhe duke kaluar në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Në rrethin tjetër, Shkëndija do të jetë nikoqir Tottenham Hotspur.