Fisnik Ismaili: “Prap po them, s’ka burrni me dhunë”

Ia kam mërzi boll me e përmendë luftën, amo s’po kam qare këtë herë:

PREJ DIASPORE kam ardhë me luftue. Me e hjekë zullumin që na ka shtrue një e keqe e madhe me shekuj. Në momentin që është hjekë ai zullum, unë ma as armë nuk kam prekë me dorë, e as nuk më ka shkue mendja me ushtrue dhunë në njerëzit e mi, qofshin ata edhe mutat ma të mëdhenj, sepse janë MUTAT E MI.

E, qeto 20 vjet të mbas luftës, mbasi mora vendim boll të vështirë me u kthye e me u mundue me dhanë diçka për qet vend, KONSTANT jam përballë me turli muti, pa dallim a vendor a gyrbetçar, nga të cilët jam shajtë, ofendue, sulmue e madje edhe kërcënue me jetë, veç pse e kam folë atë çka e mendoj, edhe kam vazhdue me e sulmue të keqen që e ka kapë vendin tim.

E e keqja s’është as krimi, as korrupsioni, as dhuna, sa jemi NE NJERËZIT që e mundësojmë e e lejojmë krimin, korrupsionin e dhunën me mbizotërue e me na shkërrdhye jetën.

Po të ishim njerëz të mirë, kishim pasë vend të hajrit, por s’jemi! Vendi e ban kuvendin.

Kur e idolizon hajnin, ti e nxit hajninë. Kur e përkrah dhunën, ti nxit dhunë! Kur nuk e respekon vetë ligjin, je ok nëse e thejnë edhe tjerët.

Unë poashtu kam luftue që sot gjithkush me folë lirshëm shqip, se këtynehere shkijet gojën nuk na lejshin me e çelë. Tuj e njoftë popullin tem, e kam dijtë se nën petkun e fjalës së lirë, plot njerëz shumë mut kanë me hangër. Por, ma përpara e duroj dikë tuj hangër mut shqip, se me më ledhatue sërbisht, edhe ÇKADO me më thanë, ia kthej edhe unë me fjalë, e shaj, ia shiloj nanë e teze, e listën e dasmës, e mijt në tavan, por DORË NUK ÇOJ as kundër njerëzve që i kanë ba veprat më të poshtra ndaj meje e vendit tem.

Sepse kam luftue për me pasë ligj. E ligji me e dënue dikë për shpifjet, hajninë, krimet e dhunën. Jo dhuna, krimi e hajnia me i vendosë rregullat në vendin tem.

Prandej pres prej krejtve me e respektue vendin edhe veten e vetë, fillimisht, e mandej edhe faktin që çfarëdo forme e jashtëligjshme e qërimit të hesapeve mes shqiptarëve është ofendim ndaj atyne që kanë vdekë për këtë vend për me e zhdukë dhunën, edhe ndaj neve që hala jemi gjallë duke na e poshtnue kontributin.

SHANU MYTNU TRANONU KREJT nëpër statusa e televizione por dhunën ndaj nji shqiptari tjetër qoftë ai edhe zalloga më i madh, harrone që kam me ua përkrahë. S’ka burrni në dhunë. Burrni ka pasë para 20 vjete e që shumica as qatherë nuk patën koqe me e luftue dhunën e armikut. Sot s’perbihet me kurrgja dhuna ndaj tandit!

Çdo të mirë,
Gyrbetçari, luftëtari e tash venalia, të cilit as leshi nuk i han kur e ofendon dikush, sepse e din që të shiluemen ia kthen 10-herë më bukur edhe kurrë s’ka me pasë nevojë me i sjellë grusht ndonjë shqipfolësi tjetër.