Fisnik Ismaili
O trima t’pllastikës, leni fotot e të vdekunve pa i publikue, posaçërisht ju që deri dje e jeni mytë tuj i shajtë e tuj i gjujtë policët tanë me gurë e mollotova.
Ju vazhdoni mos me pasë mut n’bothë, e mos me mendue tutje. E harruet Afrimin me 2-3 shkije të vramë. Ky vrull mundet me krijue konflikt edhe më të madh, i cili Afrimat e Enverat, që as rrogë s’marrin sa duhet, ka me na i marrë të parët.
Pak ma keq me u ba, ju që hani mut tuj shitë më së shumti trimni në krah të tjetërkujt, të parët keni me e ikë bothën e me vazhdu me hangër mut prej ndoj kafiqi në Tiranë, mbasi t’ia keni teshë kamarierit me ju jepë passin e wirelessit, se as pare n’xhep s’keni për roaming.
Një luftë tjetër na kthen edhe 30 vjet prapa, neve që veçse jemi shteti më i prapambetun në këtë birë të bothës së Evropës. Mos kujtoni që Serbia tutet prej neve. Ata muta s’po tuten as prej Amerikës, se e kanë Rusinë krah. Na veç një Amerikë e kemi krah, e cila s’na qin në rrush bani s’i interesuem ma.
Harrone që ky vend mundet me qenë zot i vetvetes, përderisa ka dhivça si ju, që në momentin e parë keni me e ikë bothën.
Merrni gjanat me qetësi. I kemi do djem që po e rrezikojnë jetën e tyne në këtë moment, derisa ju po hani mut tuj shitë trimni në emën të tyne. Mshelne gojën e lutuni që asnjë shqiptar s’e humb jetën prej ndoj loje politike ma KURRË.
Lufta për liri ka përfundue në 1999. Baballarët tuej s’kanë pasë koqe me dalë. S’keni as ju qetash. Arritje e jona është me i zgjidhë punët pa na u vra burrat ma, e jo duke u frye me çfarëdo konflikti tjetër ku rrezikohen ata djem, e ju bothën e keni nëpër karrige të buta!
E njëjta ka ndodhë në 1999 edhe hala pasojat po i paguajmë. Afrimi, Enveri e krejt ata që po e rrezikojnë jetën për bothën e trimave të tastaturave të plastikës e kanë vendin me familjet e tyne, jo me ju zbavitë juve!
Njajtë hajshin mut baballarët tuej edhe për UÇK-në, tuj i thurrë lëvdata prej kauçit, e tuj mos iu bashkëngjitë asnjiherë.
Afrim, Enver, e krejt ju djemtë në vijë të tytës. Mos na falni këtë injorancë përjetë.
Ata që janë të gatshëm me luftue prapë, e që vazhdojnë me qenë shumë pak, po vëzhgojnë në qetësi, por të gatshëm me dalë ballë. Pyetja është: për kon me luftue? Për do dhivça që kur të kryhet krejt, prapë kanë me hangër mut në tastatura.