Fisnik Ismaili flet për shqyerjen e certifikatës së veteranit


Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, njëherit edhe veteran i UÇK-së, gjate ditës së sotme ka shqyer certifikatën e veteranit në shenjë protestë.

Ismaili ka thënë se ky ishte një nga veprimet më të dhimbshme që ka bërë njëherit edhe përmbushje e një premtimi të dhënë kur kishe marrë certifikatën e veteranit.

“Është një nga veprimet më të dhimbshme që kam ndërmarrë në jetë. Herën e parë s’jam paraqit se e di që ka pas shumë njerëz që s’janë luftëtarë të vërtet. Herën e dytë të regjistrimit jam paraqitur, por edhe e dhashë një premtim. Në momentin që e kuptoj që vetëm një njeri nuk është luftëtar i vërtet merr ksi certifikate, unë do të heqë dorë prej times”.

Ai gjithashtu bëri të ditur që kur kishte marrë certifikatën e veteranit të luftës, kishte hequr dorë nga beneficioniet që vijnë me këtë status.

Në lidhje me fyerjen e listave të veteranëve, Ismaili tha që po humbasin vlerat e vendit.

“Kanë qenë kohë të vështira, ka qenë një luftë e rëndë dhe çfarëdo që dikush ka bërë për UÇK-në ka qenë kontribut i madh. Por dikush që s’ka bërë asgjë është certifikuar si veteran. Po u komprometuan këto vlera nuk ngelet asnjë vlerë tjetër në Kosovë”.

“Luftëtari i vërtet po njolloset edhe prej atyre luftëtareve që në emër të luftës kanë vjedh edhe prej të tjerëve që po i falsifikojnë certifikatat e veteranëve. Njerëzit që e kanë pushtetin, për të ardhur në pushtet na kanë sjellë në këtë gjendje. Ata persona që kanë hyrë në listë të veteranëve, ata do t’i votojnë gjithnjë për t’i marrë beneficionet”.

Deputeti i PSD-së komentoi edhe dorëheqjen e prokurorit Elez Blakar, të cilin e quajti të guximshëm.

“Shumë mirë çka ndodhi! Veteranët duhet ta nisin këtë gjë sepse duhet t’i shohim padrejtësistë që po na bëhen si në sistemin e drejtësisë ashtu edhe në aspektet tjera”.