Firma e pastrimit nga Negotina, ju vjedh gjësendet me vlerë nga shtëpia, kapet nga policia 40 vjeçari!

Dje (17-korrik) në ora 12:00 dhe 22:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat B.S.(40) dhe 37-vjeçaren Z.S., të dy nga Negotino e Pollogut, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 35-vjeçari banor i Toplicës së Gostivarit se kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e tyre familjare, në të cilën kanë qenë të angazhuar për pastrimin dhe rregullimin e ambienteve të brendshme.

Tek ata janë gjete sendet e konfiskuara dhe iu kthyen pronarëve.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

(https://yourolddog.com/)