160.000 euro nga Fondi për inovacione kanë pushuar në llogarinë e “Kast invest” kompani në të cilën zëvendës kryeministri Koço Angjushev është bashkëpronar. Nga kabineti I tij për televizionin Alfa thonë se nuk ka asgjë të diskutueshme në këtë, përcjell Portalb.mk.
“Zëvendëskryeministri e ka prezantuar para opinionit letrën anketuese dhe gjithçka të posedon dhe me këtë ka treguar transparencë dhe përgjegjësi se nuk fsheh asnjë” thuhet në përgjigjen nga Kabineti i Angjushevit.
Zëvendëskryeministri nuk sheh konflikt interesi, bilës javën e kaluar I promovoi grantet në të cilat edhe vet është shfrytëzues përmes kompanisë “Kast invest”.
Pronarë të “Kast invest” janë kompania “Barko” e Angjushevit, si dhe i kumbarit të tij Mitko Kërzhovski dhe biznesmenit Vllado Atanaskovski.
Në thirrjen e parë publike për financimin ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga Plani për rritje ekonomike, grante fituan 80 kompani apo një e treta e ndërmarrjeve. Ata fituan shumë totale prej 10 milion e gjysmë euro.