Firma ‘Beton Shtip’ mori 11 milion euro për fasadën e MEPSO-së e cila u rrënua nga era mbrëmë!

Era e fuqishme që goditi mbrëmë kryeqytetin ka shkaktuar dëme të mëdha material nëpër disa vendbanime. Përpos sajë, era ka dëmtuar edhe fasadën e godinës së MEPSO-s, që ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Për dëmtimin e godinës ka shkruar edhe kreu I qytetet të Shkupit, Petre Shilegov. Në facebook, Shilegov ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të kërkohet zgjidhje konkrete për ndërtesat e këtij projekti që sipas tij paraqesin “projekte kriminele dhe pasigurta për jetët e njerëzve”.

Ndryshe, fasada e re e MEPSO-s me shtylla të stilit antik dhe çati të re kishte kushtuar 11 milion euro. Kontraktori i fasadës ishte kompania “Beton Shtip” ndërsa autori i projektit është “Naimar Engineering-Shkup”.