FIO: Koronavirusi do ta paralizojë edhe ekonominë

Nëse nuk përballemi me koronavirusin, të paparashikueshme do të jenë pasojat për biznesin, ndërsa mund të vijë edhe deri në paralizim të tërë ekonomisë. Koronavirusi nuk është vetëm çështje e shëndetësisë, por edhe e qeverisjes së të drejtës, e politikës, infrastrukturës, legjislacionit, burokratizimit, porositën kryetarët e odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, BeH-së, Malit të Zi dhe Serbisë.

Ata sot në seancën e Këshillit drejtues të Forumit investues të odave (FIO), theksuan se dëmet tani më janë të dukshme. Situata vazhdimisht po ndiqet. Veçanërisht shqetëson përhapja e virusit në vendet-partnere duke e pasur parasysh se rreth 80 për qind e eksportit shkon në BE.

Rënia e aktiviteteve ekonomike në Evropë është planifikuar në 3,4 për qind, ndërsa kjo, sipas biznesit, do të reflektojë në të gjitha ekonomitë kombëtare.

“Ekonomia i nënshtrohet goditjeve nga jashtë, nga të gjitha segmentet e shoqërisë. Kjo është matur dhe reflekton direkt ndaj bilancit pagesor të kompanive. Tërë këtë që e kemi punuar do të shumëzohet me zero nëse nuk jemi në gjendje t’i rregullojmë dhe marrëdhënie tjera me të cilat përballemi çdo ditë: mbrojtja e mjedisit jetësor, infrastruktura, qeverisja e të drejtës”, ka thënë kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.