Financimi i fushatës, të mërkurën vendoset financimi i çdo partie


Kuvendi të mërkurën do të vendosë se sa para do t’i ndajë çdo grupi parlamentarë për të zhvilluar fushatën për referendumin që pritet të fillojë nga 10 shtatori. Trupi kordinues I udhëhequr nga kryeparlamentari Talat Xhaferi vetëm se  debatoi mundësitë për çështjen e financimit të fushatës.
Shërbimet e kuvendit bëjnë me dije se grupet parlamentare nuk do të marrin para në dorë, por fushata do të realizohet me blerjen e hapësirës mediale në media të caktuara në përputhje me numrin e deputetëve të secilit grup parlamentar ‘për’, kundër’ apo bojkot të referendumit. Takimin bojkotoi kordinatori I grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev.  Qeveria u përfaqësua me ministrin Damjan Mançevski.
Skadoi edhe afati I deklarimit të partive politike deri tek kryeparlmentari Xhaferi se çfarë fushate do të zhvillojnë. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk është prononcuar. Thonë se qëndrimin zyrtar do ta kumtojnë të mërkurën edhe pse më herët kanë kërkuar që mjetet buxhetore prej 1 milion e 300 mijë euro në vend se në fushatë të ridestinohen për projekte me interes të qytetarëve. Përjashtim nga partia e Mickovskit bën deputeti Antonio Milloshovski I cili ka njoftuar Xhaferin se do të bojkotojë referendumin dhe ka kërkuar financa.
Grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së PDSH-së dhe dy krahët e Besës janë deklaruar se do të zhvillojnë fushatë pro referendumit. Edhe Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin por do të kritikojë politikat qeveritare.