Filpçe: Foshnjat e diagnostikuar me Kovid-19, në gjendje …

Ministër i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp njoftoi edhe për gjendjen shëndetësore të dy foshnjave të prekura nga Koronavirusi.

Ai tha se të dyja foshnjat të diagnostikuar me Kovid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa shtoi se 122 punonjës shëndetësorë janë prekur nga virusi Korona dhe 7 prej tyre janë shëruar dhe janë kthyer në vendet e tyre të punës.