Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar ndaj një shkrimi të shkrimtarit Rexhep Qosja i cili sulmoi mediat kosovare.
Latifi ka shkruar në Facebook, se Qosja ia ka huqur konceptit të shovinizmit në shkrimin e tij.
Sipas Latifit, Qosja në shkrimin që ka bërë i bie se Kosova po zhvillon plan për pushtimin e Shqipërisë.
“Margaritari më i ri i Qosjes : “Mediat e Kosovës kanë urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë”. Kjo do të thotë se qenkan duke u zhvilluar plane për pushtimin e Shqipërisë nga Kosova! Sepse shovinizmi si ideologji e superioritetit të një kombi mbi një komb tjetër, natyrshëm përfundon në plane aneksimi. Hajde akademik, hajde”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Tutje, Latifi ka shkruar se në filozofi dhe shkenca sociale ekziston një rregull që nëse e huq me konceptet, lajthitja është e pashmangshme.