Fillon sërish në gjithë Evropën bllokimi i dytë nga koronavirusi

Franca njoftoi një shtetrrethim policor gjatë natës në Paris dhe tetë qytete të tjera për të frenuar përhapjen e shpejtë të koronavirusit. Shtetrrethimi gjatë natës do të zbatohet në kryeqytetin Paris dhe rrethinat e tij si dhe Marsejë, Lion, Lille, Saint-Etienne, Rouen, Toulouse, Grenoble dhe Montpellier.

Ndërkohë Gjermania njoftoi se baret dhe restorantet në zonat me rrezik më të lartë duhet të mbyllen herët, njofton BBC.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi kufizime të shtrënguara të mërkurën ndërsa vendi regjistroi më shumë se 5,000 infeksione të reja për herë të parë që nga prilli. Të enjten, ky numër u rrit përsëri, me 6.638 raste të regjistruara – shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Sipas rregullave të reja, zonat ku infeksionet tejkalojnë 50 për 100,000 banorë, baret dhe restorantet duhet të mbyllin dyert e tyre deri në orën 23:00. Takimet private do të kufizohen në 10 persona nga dy familje.