Fillon seanca, deputetët diskutojnë për Këshillin e prokurorëve

Me tensione, akuza dhe kundërakuza ka nisur edhe debati mbi propozim-Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik.

15 deputet të VMRO-DPMNE-së janë paraqitur për fjalë, ndërsa akuzat më të mëdha i adresohen liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për siç thonë shkatërrimin e shtetit të së drejtës.

Deputeti Antonio Milloshoski i kujtoi pustetit rastet gjyqësore për të cilat Zaev kishte premtuar epilog të drejtë para ardhjes në pushtet.