Fillon punimet Kongresi i dytë i ASh-së! Të pranishëm VMRO, Alternativa, Besa dhe BDI

Ka filluar punimet Kongresi i dytë i Aleancës për Shqiptarët.
Në pjesën e parë – të hapur të pranishëm janë parë edhe pjesëtarë të lartë të kësaj partie, përfshirë edhe liderin e deritanishëm dhe kandidat i vetëm për lider të ASh-së, Ziadin Sela dhe pjesëtarë të partive tjera politike.

Të pranishëm në kongres janë parë edhe pjesëtarë të BDI-së, Besës, Alternativës, Partisë Demokratike Turke, VMRO-DPMNE-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.
Pas mbarimit të pjesës së hapur do të vijojë pjesa e dytë kongresit ku do të zgjedhen udhëheqës të organeve partiake dhe lideri i ri i partisë.