Ka filluar protesta para Qeverisë së Maqedonisë për shkak të skandalit tē zbuluar në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Siç përcjell KlanM, punonjës nga kjo klinikë kanë manipuluar me dozat e terapive të të sëmurëve me kancer, duke i shitur në treg të zi ilaçet, ndërsa pacientëve në Onkologji, në vend të terapisë së duhur iu kanë dhënë ujë fiziologjik.
Organizatorët e protestës kërkojnë përgjegjësi, siç thonë, jo vetëm nga përgjegjësit në klinikë, por edhe përgjegjësi penale nga funksionarët qeveritarë.
Protestuesit do të marshojnë edhe drejt Ministrisë së Shëndetësisë./KlanMacedonia