Fillon ora policore, bu*rg dhe gjoba për shk*elësit e orarit

Nga mbrëmja e sotme, përsëri rikthehet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë dhe me kërkesë të Komisionit për Sëmundje Infektive, sonte filloj me zbatim ora policore dhe do zgjas deri në mëngjesin e ditës së ardhshme në orën 05:00. Ora policore do të jetë në fuqi për 12 ditë radhazi dhe qytetarët përsëri duhet të mbyllen nëpër shtëpi.

Megjithatë ekzekutivi, ka paraparë edhe përjashtime nga restrikcionet e reja. Përjashtime nga nda*lesa siç bëjnë me dije, do të ketë edhe për të gjithë qytetarët të cilët gjatë nd*alesës për lëvizje kanë nevojë për kujdes mjekësor urgjent dhe për lëvizje të lirë, këtë nevojë do të duhet ta paraqesin në shërbimin 192 në telefonin e Ministrisë për Punë të Brendshme.