Në mbrëmjen e sotme në Lisbonë, do të zbulohet se kush do jetë fituesi i festivalit evropian të këngës që njihet si Eurovision.
Janë gjithsej 26 vende që do të performojnë në finalen e madhe të Evrovizionit, i cili ka filluar para pak çastesh.
Ndërkohë, një emocion i rrallë pritet të përshkojë mbrëmjen e sotme shqiptarët anë e mbanë botës, pasi në skenë do të ngjiten tre shqiptarë, si rrallëherë më parë.
I pari nga tre shqiptarët që do të ngjitet në skenë është Eugent Bushpepa. Ai përfaqëson Shqipërinë në Eurovision dhe do të performojë i 12-ti në radhë me këngën “Mall”.
Pas tij, e 25-ta në radhë do të jetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.
Ndërsa i fundit do të ngjitet në skenë shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë së bashku me Fabrizio Moron, ndërsa do të mbyllë dhe garën.
Kjo bën që shqiptarët të kenë më shumë shpresa për të festuar mbrëmjen e sotme.