Në Kuvend nga sot fillon debati për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, që është në rend ditore në komisionin amë për financimin e buxhetit.
“Të ardhurat totale në arkën e shtetit, sipas propozimit të vitit 2019, parashikohen 210.8 miliard denarë, ndërsa shpenzimet totale janë 228.5 miliardë denarë. Rritja e BDV-së është projektuar në 3.2%, ndërsa norma e inflacionit në 2%. Deficiti buxhetor parashikohet në 2.5% ose 17.7 miliardë denarë, që është rreth 500 milionë denarë më pas më pak se ky vit.
Në Buxhet janë paraparë para për paga më të larta në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje, më shumë para në reformat në mbrojtjen sociale të fëmijëve dhe sistemin pensional, si dhe mjete për vendosjen e “naftës së gjelbër” në bujqësi.
Me Propozim-buxhetin parashikohen paga më të larta për 10% për mjekët specialist nga janari vitin e ardhshëm dhe 5% për të gjithë punëtorët medicinal. Rritje të pagav e për 5% nga shtatori vitin e ardhshëm janë parashikuar gjithashtu edhe për edukatorët. 5% pgë më të lartë pritet të marrin të punësuarit në administratë, por në Propozim-buxhetin e vitit 2019 nuk janë paraparë para për pagesën K-15 në sektorin publik.
Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, për paga dhe kontributet në administratën publike janë paraparë 28.3 miliardë denarë, ndërsa për pensione 56.4 miliardë denarë.
2.2 miliardë denarë janë planifikuar edhe për sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, ndërsa planifikohet edhe futja e pensionit socal për rreth 6.000 persona që kanë të paktën një ditë pune stazh dhe të mbushura 65 vite.
Investimet kapitale janë projektuar në 25.7 miliardë denarë, ndërsa ministri i Financave, Tevdovski pret që vitin e ardhshëm të përshpejtohet realizimi i këtyre projekteve.
Buxheti, sipas vlerësimeve të kryeministrit Zoran Zaev, është në funksion të qëndrueshmërisë së katër shtyllave, për politikat e punësimit dhe të sigurimeve shoqërore, për mbështetjen e ekonomisë së brendshme, për përshpejtimin e zbatimit të projekteve të infrastrukturës dhe për intensifikimin e proceseve të integrimit evropian.