Fillojnë “trazirat” në mes të çiftit, Getinjo kërkon nga Vivien që “të largohet nga shtrati i tij” (VIDEO)

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Getinjo me Vivien kanë pasur një zënkë rreth krevatit, pasi që rep artisti ka thënë se nuk do të flejnë bashkë, me pretekstin se vajza nga Shqipëria ka nevojë të “qëndrojë vetëm”.
Por, kërkesës së Getinjos, i është përgjigjur negativisht Vivien, e cila i ka thënë atij – “Vazhdo diku tjetër, nëse nuk të pëlqen, unë nuk e ndërroj krevatin”.

Sipas Getinjos, arsye për të mos fjetur më bashkë më me Vivien është se ajo ka ndryshuar kohët e fundit dhe “e ka keqkuptuar lidhjen” mes tyre.